Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent në Kuvend, ndërsa do të votohej kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.
Por sapo fjalën e ka marrë Sali Berisha, Rama është ngritur dhe ka ikur.
Berisha kërkoi nga Rama, që të përgjigjet në vend të Ahmetajt për akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Duhej të ishte në sallë për tiu përgjigjur pyetjeve në respekt të drejtësisë, qytetarëve propozoj që të gjitha pyetjeve t’iu përgjigjet bosi i tij Edi Rama. Thirreni këtu t’i bëjmë pyetje”, tha Berisha.