Befasues ka qenë veprimi i deputetit të PD-së, Saimir Koreshi, i cili ka shkuar sot në Kuvend me një buqetë me grurë.
Duke qenë se Koreshi përfaqëson e Lushnjës, ai ka sjellë diçka nga fermerët e kësaj zone.
Në një prononcim për mediat, Koreshi tregoi dhe arsyen se pse kishte shkuar me një buqetë me grurë në Kuvend, duke shtuar se do t’i kujtonte qeverisë, sidomos ministres së Bujqësisë për premtimet e pambajtura. Sipas tij çmimi i grurit është shumë i ulët në krahasim me atë në bursë.
“Nga fermerët e Myzeqesë, drejtuar ‘qivirisë’, por në veçanti ministres së Bujqësisë, që iu premtoi të gjithëve që të mbillnin grurë dhe në prill. Sot po ju sjell grurin, meqë i morët votën. Se ja futet pak në çmim. Jo vetëm që nuk morëm subvencion apo dhe naftë, por sot në bursë…do vazhdojnë të gënjejnë sot, se aty në bursë është me 22 dollarë kuintali. Ndaj të gjithë njerëzit, fermerët kanë dalë me humbje. Ndaj t’i japim ndonjë kokërr leku duke i subvencionuar”, tha ai.