Ka mbaruar Samiti informal i krerëve të rajonit, të ftuar nga Edi Rama, ku ka marrë pjesë dhe komisioneri Europian i Zgjerimit, Oliver Varheyli.
Pjesë e këtij takimi i cili zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta, ishin kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, shefi i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç dhe kryeministrija e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.
Në këtë takim, ka munguar Albin Kurti, i cili është lodhur të gjejë një ftesë workshopi OJF në Kretë të Greqisë, vetëm e vetëm për t’i treguar inatin Edi Ramës.
Por siç duket nga fotot e Malton Dibrës, askush nuk është mërzitur nga mungesa e Albin Kurtit. Liderët e Ballkanit kanë drekuar në Ish-vilën e Mehmet Shehut, që quhet edhe Vila 30.
Rama, pasi ka përcjellur dy zonjat kryeministre, është ndalur për një kafe me burrat, ku kanë dalë duke qeshur e përqafuar, kryesisht me kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.