Rruga e re që të çon në sitin arkeologjik të Bylisit është drejt përfundimit. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamje nga rruga e re, teksa e cilësoi si një portë të re turistike të zbulimit të qytetërimeve ilire, nga turistë vendas e të huaj.
“Edhe pak ka mbetur nga rruga e re që të çon në Bylis, një nga sitet më të rëndësishme arkeologjike të vendit tonë”, u shpreh Rama.
“Rruga që do të hapet së shpejti është një portë e re turistike e zbulimit të qytetërimeve ilire, nga turistë vendas e të huaj, që çdo vit po magjepsen nga potenciali i lartë turistik që ne ofrojmë”, theksoi Rama./m.j