Lulzim Basha po e zhvillon fushatën për të rimarrë drejtimin e PD-së larg kamerave, por me takime të postuara në rrjete sociale, ndryshe nga rivali i tij Gjergj Hani që të vetmen hapësirë elektorale që po shfrytëzon është media, pasi ai pretendon për një garë të pabarabartë mes tyre.

Teksa nuk janë të paktë zërat që akuzojnë Hanin se ka shërbyer për legjitimimin e procesit zgjedhor brenda partisë. “Nuk kam asnjë lloj mbështetje për sa i përket platformës sime. Establishmenti apsolutisht asnjë lloj përkrahje, as morale. Të bësh takime nëpër rrethe do mundësi financiare të cilat unë nuk I kam. Kjo është një përballje krejtësisht e pabarabartë”-shprehet kandidati Gjergj Hani.

I vetëdijshëm për kushtet në të cilat po zhvillohet gara, Gjergj Hani nuk ka besimin që më 29 korrik do të rrëmbejë fitoren. Njëjtë si kundërshtarët e këtij procesi të shpejtuar zgjedhor, vetë ai mendon që fituesi është i paracaktuar.

“Aty është bërë lufta të gjithë kundra të gjithëve. E them pa pikën e mëdyshjes që nëse PD sic ka gjasa të ndodhë, të bjerë sërish në duart e zotit Basha, në vitin 2025 ajo parti shkon drejtë shuarjes.

Edhe ju nuk është se keni shumë shpresa që do të jeëni ju fituesi?

-Natyrisht që jo por dëshira imë është kjo dhe do të bëjë cëesht e mundur që tu them demokratëve që ka një alternativë.” Megjithatë, rivali i Bashës shfaqet i palëkundur për t’u dorëhequr nga procesi pavarësisht pakënaqësive.

“Nuk tërhiqem nga rruga për shkakun e pabarazisë se unë e denoncojë në cdo dalje dhe unë nuk dua të shikojë më një parti demokratike në këtë gjendje, nuk ka apsolutisht asnjë lloj demokracike dhe në një formë të tillë ajo është një imitim i shëmtuar i PS dhe nuk mund të bëhet dot alternative pushteti.”