Angel Di Maria do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Benficas.

Sulmuesi mbylli rrugëtimin me Juventusin dhe prej javësh tashmë ishte në kërkim të një destinacioni të ri. Nga mediet italiane bëhet me dije se argjentinasi do të mbërrijë në Lisbonë këtë të enjte për të mbyllur të gjitha detajet me Benfica-n.

Ndonëse tashmë është plot 35 vjeç, sulmuesi nuk ka ndërmend ta mbyllë me futbollin e luajtur, por njëkohësisht as me Europën, pasi Di Maria dëshiron që ta vazhdojë karrierën e tij pikërisht në Kontinentin e Vjetër.