Pak orë më parë, skuadra e Gallatasaraj bleu 100% kartonin e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi nga PSG, për vlerën e 10 milionë eurove. Për sulmuesin 30-vjeçar një kontratë 3-vjeçare, deri në vitin 2026. Gjithsesi, Icardi nuk do të veshë fanellën e Gallatasaraj në shtator.

Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të bashkëshortes së tij Wanda Nara (është edhe agjentja e tij), sulmuesi do të shkojë në Argjentinë, për t’i qëndruar pranë.

Për këtë arsye, Icardi do të huazohet për 6 muaj te skuadra e Newell Old Boys, në qytetin e Rosario (Argjentinë), ku dhe ndodhet e shtruar në spital bashkëshortja e tij. Ende nuk dihet sëmundja e Ëanda Nara, por ajo do të ketë pranë bashkëshortin në këtë moment të vështirë.

Icardi do të stërvitet dhe luajë me Neëell Old Boys, ndërkohë që zyrtarizimi do të bëhet ditët në vijim. Gjithçka do të varet edhe nga diagnoza që do të japin mjekët. Sezonin e fundit, Icardi realizoi 22 gola e 8 asist në 24 ndeshje në kampionatin turk.