Nga Poli Hoxha/
Prej disa kohësh, menjëherë pas 14 majit, një grup prej 7 deputetësh të grumbulluar rreth Gazmend Bardhit, kanë zhvilluar një aksion për të deligjimituar Kolegjin e Kryetarëve, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtarë të PD.
Edhe pse janë anëtarë të këtyre forumeve, ata kanë preferuar që luftën e tyre ta zhvillojnë, jo aty ku e përcaktojnë rregullat e partisë dhe as në bazën e partisë mes demokratëve, por në mënyrë hibride duke hedhur në eter dizinformacion, pesimizëm dhe disfatizëm.
Refuzuan dhe bojkotuan forumet që morën vendime të rëndësishme për të nxjerrë partinë nga gjumi letragjik ku e futën që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, por nuk kanë munguar asnjë ditë në TV për të hedhur tymnaja dhe helm përçarës.
Nëse keni dëgjim të dobët ose zhurmë në veshët tuaj, mos i lini asgjë rastësisë por veproni në mënyrë parandaluese. Ekspertët rekomandojnë ta pini dy herë në ditë
Të tjera thonë, të tjera kanë në mendje dhe kjo i bën të shfaqen pa kohezion politik, kaotikë, alogjikë, inatçorë dhe të dëshpëruar. Nuk thonë të vërtetën dhe të çlirohen, por përpëliten me hallet e tyre personale dhe Saliun në bark!
Pasi dështuan me planin për “bashkimin e butë” të PD me Rithemelimin e Sali Berishës nëpërmjet zgjedhjeve të 14 majit, pasi nuk ndaluan dot zgjimin e partisë dhe të forumeve për të zgjedhur kryetarin e ri dhe më pas të kryejnë riorganizmin dhe rivitalizimin e saj, Bardhi&Kompani, kanë vendosur të nisin “Foltoren” e tyre.
Gazmend Bardhi e ka të shkruar në ballë se një tërmet i madh ka ndodhur në botën e tij personale. Kjo përderisa ditën që “Babi i Zenit” u turpërua nga demokratët dhe shqiptarët në Rogozhinë, ai vrapon në mbrojtje të karriges së tij në “krye të opozitës”.
Edhe Foltorja që ka shpallur brenda PD, duket sikur ngjan me atë të Sali Berishës pas nongratës. Veçse dihet se kopja e orgjinalit, gjithmonë del më e shëmtuar dhe më qesharake.
Nëse Berisha me Foltoren e tij të paktën bëri disa rreth-rrotullime nëpër Shqipëri dhe takonte demokratë, Gazmend Bardhi dhe kompani, po bën “Foltore” duke bërë xhiro nga dera e parlamentit te studiot televizive.
Pastaj vazhdojnë nga kafenetë ku “qajnë hallet” me kolegët e Rithemelimit, te mbledhja e firmave për një të ashtuquajtur “Këshill Kombëtarë” që do u mbledhka me firmat e anëtarëve të një Këshilli tjetër Kombëtarë, i cili nga ana e tij deri dje nuk e njihte të parin, ku Bardhi rezulton edhe si Sekretar i Përgjithshëm i PD!
Me këto skeçe të estradës së Lushnjes dhe Rogozhinës mund të qeshësh kollaj, por problemi është se e gjitha kjo që po ndodh nuk është më një tallje e madhe me PD siç kanë bërë për një vit e gjysmë kur rrinin “të fjetur” që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, por është një tentativë e ligë sabotimi 5 ditë para zgjedhjeve, edhe pse dëshpëruese.
Halli apo “detyrimi” qenka aq i madh, sa puna ka arritur deri aty sa të pranojnë të vetëposhtërohen publikisht, më keq seç u poshtëruan me zgjedhjet e përsëritura në Rogozhinë, ku Bardhi, Sula, Koreshi e të tjerë, kontribuan në terren që humbja e kandidatit të Primareve, (nga 30 vota diferencë në 14 maj, shkoj në 1500), të 500 fishohej!
Më “e bukura” është se Gazmend Bardhin po e poshtëron duke e përdorur pa mëshirë jo vetë Sali Berisha, por ushtarët e tij. Të të përdorë dhe të të poshtëroj direkt “Marshalli” ende ka njëfarë vlere, por të katandisesh te Paloka, Noka dhe Kuliçaj e të tjerë, situata e hallit qenka edhe më e rëndë se sa e dimim.
Gjithsesi edhe Gazmend Bardhi, e ka një “vlerë” edhe pak ditë.
Ai nga ana e tij po poshtëron nja 7 copë deputetë të PD dhe një duzinë anëtarësh të Këshillit Kombëtarë.
Mbi të gjitha po poshtëron veten, madje më egër se sa ja bënte Berisha, Flamur Noka, “Syri” e të tjerë deri pak kohë më parë, kur e sulmonin me akuza penale për vrasje politike në Elbasan, e deri me shpifje për jetën e tij intime.
Në gjithë këtë skenë intrigash, përdorimesh, poshtërimesh, vetëposhtërimesh dhe hallesh që nuk i ngjajnë njëri tjetrit, feks si përherë Sali Berisha.
Duke përdorur grupin e gabardhistëve në PD për ti prishur humorin PD-së dhe Lulzim Bashës, (se kaq munden të bëjnë vetëm), Sali Berisha, po pranon se Këshilli Kombëtare i tij, (Rithemelimit), nuk ekziston.
Se ka qenë një mirazh, një mashtrim për ata që e dinin deri dje se ishin anëtarë të tij.
Pra ishte e gjitha një histori fake.
Pas dy vitesh Sali Berisha po na thotë nëpërmjet aleancës me Gazmend Bardhin se ai dhe asnjë strukture e tij, nuk përfaqëson demokratët, siç u ka thënë deri dje.
Vetëm për ti prishur humorin në prag- zgjedhjet e 29 korrikut demokratëve dhe strukturave të PD që nuk e ndoqën në rrugëtimin e tij për hallin personal, Sali Berisha, po tradhëton ata që i shkuan dy vite nga pas.
E ndoqën pa kushte duke u detyruar që të mohojnë, shajnë miqtë e tjerë demokratë, SHBA, Britaninë e Madhe dhe këdo që mendonte ndryshe nga “Marshalli”.
Dhe si po ua shpërblen ai?!
Duke pranuar dhe njohur Gazmend Bardhin si Sekretar të Përgjithshëm të tyre.
Mirë Flamur Noka që kujtonte se ishte vërtet “Sekretar i Përgjithshëm i PD”, e kalon poshtërimin e Berishës me një gotë verë sepse edhe ja ka borxh të mos pipëtij, po mijëra demokratë që i mashtroj në dy vite si mund të ndihen sot?!
Po poshtëron ndjekësit, po poshtëron veten para atyre që mendonin se e kishte parimore lëvizjen e “Rithemelimit”, po poshtëron gazbardhistat përpara demokratëve që besonin se ata ishin distancuar nga “Babi i Zenit”…dhe përse e bën gjithë këtë?!
Sepse kujton se do tu prish sado pak “terezinë” demokratëve pak ditë përpara ngjarjes festive të 29 korrikut që shënjon rizgjimin e madh të PD, duke zgjedhur kryetarin dhe nisjen e marshimit drejt pushtetit.
Por, edhe për ti treguar SHBA dhe Perëndimit se ai nuk heq kurrë dorë nga hakmarrja e tij pasi e ekspozuan faqe gjithë botës se kush është në të vërtetë.
Mirë bën se i duhet pak ndihmë ndërkohë që SPAK, po i afrohet me shpejtësi.
Por se do ta mbyllte gjithë këtë histori donkishoteske, me poshtërim publik të gjithë foltoristave që e ndoqën në rrugën e ferrit, si dhe të vetes duke u katandisur në duart e Gazmend Bardhit, as armiqtë më të mëdhenj të Berishës nuk do ta uronin.