Gazetari Reldar Dedaj u revoltua ndaj sekretarit të përgjithshëm të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se Bardhin nuk e ka votuar as familja e tij, e jo më të shpëtojë Partinë Demokrati

“Gaz Bardhin që se ka votuar familja e vet, pretendon se do e shpëtojë Partinë Demokratike.

Një produkt i Lulzim Bashës, një produkt që nuk është votuar kurrë, që nuk ka punuar kurrë dhe si ka thënë njeri puna e mbarë.

Gaz Bardhi është fatkeqësi në PD, është aksident. Bardhi është qejfli trimash që nuk guxon ti bashkohet Berishës dhe nuk guxon tashmë as ti dalë kundër Sali Berishës”- tha ai.