Disa orë pasi u zbulua nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve se ajo u arrestua për marihuanë, Gigi Hadid postoi foto nga pushimet e saj, ndoshta në ishujt Kajman.
Modelja ka shkruar në mbishkrim: “Më në fund jam mirë, gjithçka mirë” dhe ka postuar një video ku shihet duke shijuar detin në një plazh.
Ajo gjithashtu ka pozuar për 78 milionë ndjekësit e saj me rroba banje.
Supermodelja 28-vjeçare ka udhëtuar nga SHBA-ja me shoqen e saj, Leah Nicole McCarthy, kur zyrtarët e aeroportit kanë “skanuar” bagazhet e tyre pas mbërritjes dhe kanë gjetur një sasi marijuane. Ngjarja ka ndodhur të hënën e 10 korrikut, por u bë i njohur më 18 korrik nga agjencia lokale Cayman Marl Road.