Gigi Hadid është fotografuar për herë të parë në publik që nga arrestimi i saj në Ishujt Kajman. Hadid u pa teksa mbërrin në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në New York më 25 korrik për të kapur një fluturim.
28-vjeçarja kishte veshur një bluzë sportive dhe xhinse dhe atlete Converse të kuqe.
Dalja e modeles vjen një javë pas lajmeve për arrestimin e saj gjatë një udhëtimi në ishujt Kajman në fillim të këtij muaji.
Një zëdhënës i ‘Doganave dhe Kontrollit Kufitar të Ishujve Kajman’ konfirmoi për ‘NBC News’ se menjëherë pasi modelja dhe një mikeshë e saj mbërritën në destinacionin e tyre me një avion privat, zyrtarët e doganës kontrolluan bagazhet e tyre dhe gjetën “një sasi të vogël marihuane”.
Hadid dhe shoqja e saj u arrestuan më pas dhe u dërguan në Qendrën e Paraburgimit, ku u liruan me kusht.
Dyshja dolën para Gjykatës dy ditë pas arrestimit të tyre më 12 korrik, ku u deklaruan fajtore dhe u gjobitën me 1000 dollarë, sipas zëdhënësit të Kontrollit Kufitar.