Tirana pret sot në një vizitë të veçantë, për herë të parë, ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton. Pak pasi avioni i tij zbriti në tokën shqiptare, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në ‘Facebook’ foton nga pritja e ish-presidentit amerikan.
“Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri🇦🇱🤝🇺🇸
*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët” shkruan Rama.