Një biznesmen nga Shkupi është ekzekutuar në orët e para të Hanioti të Halkidikit, në Greqi ndërsa është plagosur shoku i tij.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, kur dy persona me maskën kanë mbërritur në banesën e marrë me qira nga viktimat nga Shkupi në një resort të njohur të Haniotit dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre, informon gazeta greke protothema.
Nga të shtënat, ka mbetur i vrarë 39-vjeçari Orhan Bajrami i njohur edhe me nofkën “Oki”, i cili është një biznesmen në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike në Shkup, ndërsa bashkatdhetari i tij 45-vjeçar, Sead Slezoviç, edhe ky nga Maqedonia e Veriut ka mbetur i plagosur. Ai është shtruar në spitalin Polygyros u plagos.
Burimet bëjnë me dije se tre muaj më parë edhe një mik i viktimës ishte ekzekutuar.