Një shumicë e madhe prej 220 deputetësh në Kuvendin e Greqisë votuan “Pro” për miratimin e projektligjit që heq pengesat për votën e emigrantëve grekë jashtë vendit.
Sipas mediave të huaja, gjatë leximit të parë të rregulloreve të propozuara në komisionin përkatës të Kuvendit, përfaqësuesit e ND-së, PASOK- ut, “Spartanëve”, “Fitorja” dhe “Lundrimi i Lirisë”, ishin “Pro” votës së emigrantëve.
Nga ana tjetër, KKE dhe SYRIZA këmbëngulën në ruajtjen e kushteve që sipas tyre sigurojnë që vetëm emigrantët që kanë lidhje të forta me atdheun do të kenë lehtësira për të ushtruar të drejtën e votës.
Këtij mendimi të veçantë duket se i bashkohet edhe “zgjidhja greke” e Kyriakos Velopulos, i cili vuri në pikëpyetje barazinë e votës së mërgimtarëve, megjithëse u rezervua për qëndrimin që do të mbajë në votimin përfundimtar për projektligjin.
Debati nisi me prezantimin fillestar nga ministri i Brendshëm, Nikis Kerameos, i cili nënvizoi situatën e favorshme politike për heqjen e të gjitha pengesave në procesin e votimit të grekëve jashtë vendit.