SHARE
Greqi ka marrë një sërë masash për të parandaluar efektet negative tek shëndeti i qytetarëve i nxehti përvëlues që ka prekur Europën por jo vetëm.
Mediat greke bëjnë më dije se ministria e punës ka dhënë urdhër për respektimin e këtyre masave në mënyrë që të përballohet i nxehti në disa institucione.
Këtyre për nesër, e premte, 14 korrik iu shtohet edhe pezullimi i funksionimit të zyrave të hipotekës, shtyrja e provimeve për patentë shofer dhe pezullimi i detyrueshëm i dërgesave nga ora 12 deri në 5 pasdite.
– Pezullimi i detyrueshëm i punës në zonat ku rreziku i stresit të nxehtësisë bëhet jashtëzakonisht i lartë gjatë periudhës 12:00 – 17:00.
– Sigurimi i punës në distancë me sistemin e telepunës për punëtorët e sektorit privat që bëjnë pjesë në grupe me rrezikshmëri të lartë.
– Masat për organizimin e orarit të punës dhe lehtësimin e punonjësve gjatë çdo ndryshimi të kohës së mbërritjes dhe largimit të tyre nga puna.
– Masat teknike dhe organizative për parandalimin e stresit termik të punëtorëve.
– Dispozita të veçanta për punën në natyrë dhe sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale.