Valer Kolnikaj njihet si ndër personazhet publikë më pikantë në vendin tonë, ku prej kohësh mban edhe postin e mjekut. Ditën e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “S’e luan Top”-i, ku ka folur për jetën e tij private por edhe punën si mjek.

Ish-banori i “Big Brother” tregoi se prej fillimit të pandemisë Covid-19 është përgjegjës i Shërbimit Shëndetësor në burgun e Reçit.

Moderatorja e emisionit, Erjona Rusi e pyeti ‘nëse është e vërtetë që të burgosurit mbajnë radhë për t’a takuar?”.
Valeri u shpreh se ‘është e vërtetë’ madje shtoi se ata ‘bëjnë revoltë’ për ta takuar.

Pjesë nga intervista:

Erjona Rusi: Unë di që pacientët në burgun e Reçit, ku ti je përgjegjës…

Valer Kolnikaj: Jam përgjegjës i Shërbimit Shëndetësor që nga fillimi i pandemisë, në kohën më të vështirë e kam marrë punën në burg

Erjona Rusi: Mbajnë radhë për të të takuar, është e vërtetë?

Valer Kolnikaj: Bëjnë shumë zhurmë, madje revoltë është fjalë e madhe por deri tek ajo pjesa. Them ça ka ndodhur, ça shqetësimi të madh kanë që kaq shumë më paskan kërkuar. Në momentin që vijnë për të bërë vizitën, vetëm muhabet, kënaqen me muhabet. U them gjithë ajo zhurmë për kaq gjë. Edhe ata duan që të argëtohen se i kuptoj shumë mirë.

Erjona Rusi: Domethënë ‘sëmurën’ vetëm për të takuar doktorin.

Valer Kolnikaj: Shumë mirë, është gjë e mirë. Shyqyr që kemi njëri-tjetrin. Shyqyr që njerëzit kanë një mjek aty, kërkojnë mjekun dhe shyqyr që u jep ndjesi pozitive. E unë gati jam për këtë pjesë.