Reperi i famshëm Arkimed Lushaj apo siç njihet nga të gjithë, Stresi ka konfirmuar se është në një romancë të re me një vajzë, ndonëse marrëdhënia është ende në hapat e parë.

Muaj më parë, Stresi u bë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ku edhe doli fitues. Gjatë rrugëtimit të tij ai shpesh herë foli edhe për ish-gruan e tij, Keisin, duke mos e mohuar një mundësi ribashkimi me të.

Por, kjo histori duket se është pjesë e së shkuarës tashmë, pasi vetë reperi ka zbuluar se është duke u njohur me dikë.