Pas rezultatit të zgjedhjeve në Rrogozhinë, ku kandidati i koalicionit Berisha-Meta humbi thellë në zgjedhjet e përsëritura, Ilir Meta i ka shkuar në zyrë Berishës.

Takimi ka nisur rreth orës 11:30 minuta.

Dje në një deklaratë për median, Berisha u shpreh se nuk i njihte zgjedhjet duke akuzuar Ramën dhe Veliajn se i kanë vjedhur ato dhe bëri thirrje për protesta.

Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’, këtë herë më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta, pasi fitorja e kandidatit socialist Edison Memolla nuk ishte më me 21 vota si në zgjedhjet e 14 majit por me diferencë prej 1752 vota kundrejt kandidatit të opozitës Shkëlqim Hoxhës.