Një periudhë kaq e gjatë me temperatura shumë të larta, nuk është e zakonshme për kryeqytetin grek, ku prej ditësh është dhënën alarmi për rritjen e mëtejshme të tyre. Kjo javë në Greqi sipas meteorologëve pritet të jetë më e nxehta e korrikut në 50 vjetët e fundit, ndërsa në 24 orët e fundit temperaturat do të arrijnë deri në 48 gradë celsius.

Temperaturat ektreme kanë “pushtuar” Greqinë, teksa temperatura rekord janë shënuar prej ditësh në disa rajone të vendit. I nxehti pritet të arrijë kulmin sot, ndërsa mediat greke raportojnë se temperatura rekord do të “godasin” vendin gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet greke kanë raportuar se temperaturat gjatë ditës do të arrijnë deri në 48 gradë Celsius.

Nga ana tjetër zjarre të fuqishme kanë ‘pushtuar’ vendin në disa zona në Athinë dhe në Rodos, ku rreziku i përhapjes së tyre në vatra të reja është jashtëzakonisht i lartë.

Ditën e sotme temperaturat maksimale do të arrijnë nga 43 deri në 45 gradë Celsius në Thesali , Sterea Lindore dhe Peloponez dhe në brendësi të Steresë lindore dhe Peloponezit lindor 46 gradë Celsius, ndërsa në disa zona deri në 48 gradë Celsius.

E ndërsa gjysma e vendit do të “ziejë”, stuhi dhe erëra shumë të forta priten pas mesditës në veriperëndim dhe më konkretisht në veri të Jonit, Epir dhe Maqedoninë perëndimore.