Një ëndërr e bërë realitet! Këto janë fjalët e para të Ilkay Gydogan si futbollisti më i ri i Barcelonës. Lojtari më origjinë turke ka dhanë një intervistë për faqen zyrtare të klubit ku mes të tjerash shpalosi ambiciet e tij.

Pas shtatë vitesh, pjesë e Manchester City, Gyndogan tregoi çfarë e bindi te largohet nga Premier League dhe ti bashkohet klubit katalanas.

“Është një ëndërr e realizuar. Unë jam një tifoz i Barcelonës dhe i kam ndjekur gjithmonë, çdo sezon dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që jam pjesë e këtij ekipi. Pres që të luajmë një futboll të bukur. Mendoj se ka shumë potencial në ekip me lojtarë shumë të rinj dhe mendoj se me përvojën time mund t’i ndihmoj ata të shkojnë në një nivel tjetër. Prandaj kam ardhur, dua të fitojë dhe kjo është arsyeja pse do të përpiqem të bëj më të mirën!”

Mesfushori tregoi dhe për marrëdhënien e tij me trajnerin Cavi.

“Do të thotë shumë për mua të kem Çavin si trajner, është një mundësi e shkëlqyer që të vazhdoj të zhvillohem dhe të përmirësohem si lojtar. Unë fola me të disa herë para se të nënshkruaja dhe mendoj se mënyra jonë e të menduarit dhe karakteret tona janë të ngjashme.”

Gyndogan iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë ndërsa nënshkroi një kontratë dy vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një tjetër vit.