Paulo Dybala është në qendër të projektit të Romës. Sulmesi argjentinas luajti sezonin e parë në kryeqytet, ka një kontratë aktuale deri në vitin 2025 me klubin, ndërsa së fundmi mësohet se drejtuesit dhe lojtari janë afër arritjes së një akord për zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2026.

Sipas asa që shkruajnë mediat italiane, Interi ka vendosur që të bezdisë Romën për Dybalan, me Beppe Marottan që ka kërkuar informacion për yllin e lindur në Laguna Larga të Argjentinës. Gjithsesi, 29-vjeçari nuk e ka ndërmend të lëvizë dhe dëshiron qëndrimin te ekipi aktual.