Zyrtari i një shoqate që shfaqet shpesh në “mbrojtje të gazetarëve” atëherë kur e kërkon Berisha, nuk ka reaguar ende për rastin flagrant të shkarkimit arbitrar të kryeredaktorit në televizionin e vetë Berishës.

Kjo ka ngjallur reagime në komunitetin e medias në Tiranë. Gazetari i njohur investigstiv Habjon Hasani në një postim në rrjete sociale ironizon Rikardon Gutierez me fjalët: “LAJM I FUNDIT: Reagon zotni Gutierrez, të dielën e kemi pushim”.

Emri i Gutierez përdoret si gjyle topi “europiane” kur duhen goditur raporti me mediat tek politikanë të lartë të mazhorancës, si kryebashkiaku Veliaj, por “federata” e tij hesht kur bëhet fjalë për Berishën.

Për ta bërë më të besueshëm, Gutierez hidhet në përdorim në faqe si Reporteri, që duhet të ruanin standardet e rrjetit BIRN, por që së fundmi kanë shkarë në militantizëm.

Arsyen e ngriva-shkriva të “europianit të alarmuar”, e ka shpjeguar një hetim i gazetarit të njohur Adriatik Doçi.

Ai shkruan se një nga shoqatat shqiptare të mediave të cituara shpesh nga Reporteri i BIRN është anëtare e “Federatës” që drejton z.Gutierez. Shoqata në fjalë drejtohet nga një analist afër Berishës.

Dhe nga kërkimi del se personi i kontaktit i kësaj shoqate është njëherazi punonjës i Reporter.

E thënë më thjesht, “deklaratat” e Gutierez për Reporter bëjnë qark të mbyllur brenda vetë Reporterit, nëpërmjet rrogëtarit të një analisti dukshëm krah Berishës.