Diola Dosti ishte e ftuar ditën e sotme në “S’e luan Topi”, ku është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit medicinal në vendin tonë.
Ajo ka treguar dhe një eksperiencë të sajën, kur ka provuar vajin e kanabisit, duke mos e ditur që ka efekt afrodiziak.
“Unë e kam provuar kanabisin, në vende ku lejohet. Flas për atë në formë vajore sepse nuk kam tymosur asnjëherë. Ka qenë vaj medicinal. Kisha lexuar që të rrit kreativitetin dhe në atë kohë po bëja linjën time. Por përveçse bëra formulën, ngela dhe shtatzënë kur e provova. Pra, pati efekt në këtë anë. Nuk e kisha lexuar që kishte efekt afrodiziak se nuk do e provoja. Tek unë e dha këtë efekt. Flasim gjithmonë për atë medicinalin. Jam pro legalizimit të pjesës medicinale. Vajza e tretë ka ardhur si pasojë e vajit të kanabisit”, tregoi Diola.