Selman Krasniqi i shpallur në kërkim, pasi bashkë me vëllain e tij kishte përshtatur vilën në Shijak të Durrësit për kultivim kanabisi, është arrestuar nga policia. 43-vjeçari, sipas policisë rezulton me precedent të mëparshëm penal kriminal në fushën e armëmbajtes pa leje.
Selman Krasniqi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Krahët e krimit”, të zhvilluar më 24 janar 2023, nga Komisariati i Shijakut dhe policia e Durrësit, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij, Fredi Krasniqi, i arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, kanë kultivuar bimët narkotike të gjetura gjatë operacionit dhe posedonin arsenalin e armëve që u gjet i fshehur.
Dy vëllezërit, Fredi dhe Selman Krasniqi, kishin përshtatur vilën e tyre në Shijak të Durrësit për kultivimin e lëndëve narkotike. Vetëm katin e tretë dhe të katërt të banesës, e kishin kthyer në një ambient për të kultivuar kanabisin, ku policia sekuestroi 444 rrënjë, si edhe 222 llamba elektrike e pajisje të tjera që shërbenin për të kultivuar drogën. Në banesë u gjet edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës.
Si ishte përshtatur vila për kultivim kanabisi
Burime nga policia bëjnë me dije se ‘shtëpia e barit’ kishte kohë që ishte ndërtuar dhe ishte me teknologji moderne. Çdo bimë kishte dritën e vet dhe termostat për gradim temperature. Po ashtu dritaret ishin të mbyllura me gips që të ruhej temperatura e duhur. Energjinë elektrike e kishin marrë direkt në një kabinë 150 m larg banesës dhe kablli ishte i gjithi nëntokë. Ishte lidhje e paligjshme. Ndërkohë që funksiononte edhe lidhja legale.
Në katin e tretë dhe të katërt të një vile trekatëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Arsenali i armëve ishte fshehur brenda një muri të dyfishtë brenda banesës.
Çfarë u sekuestrua në ‘shtëpinë e barit’
444 rrënjë kanabis
222 llamba elektrike
Pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike
10 kallashnikovë
1 pushkë
1 automatik shars
Granata dore
1 hark luftarak
1 jelek anti-plumb
1 palë dylbi
Municion luftarak.