Partizani do të sfidojë një kundërshtar të lehtë në raundin e dytë të Conference League. Bëhet fjalë për modestët nga Andorra, Atletik D’Eskaldes, skuadër që eliminua që në turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve.

Ndeshja e parë do të luhet në “Estadi Comunal” pas rreth një jave ndërsa ajo e kthimit në “Arenën Kombëtare”. Atlètic Club d’Escaldes u shpall kampion i Andorrës sezonin e kaluar por bëhet fjalë për një kampionat gjysmë-amator ku marrin pjesë skuadra shumë modeste e kjo reflektohet në vlerën e kësaj skuadre.

Pjesa më e madhe e lojtarëve janë me origjinë spanjolle ndërsa i gjithë grupi nuk kushton më shumë se 3 milionë euro. Plot dyfishi i kësaj vlere kushtojnë lojtarët e skuadrës kampione të Shqipërisë.