Lajmi se Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre ka qarkulluar në mediat online prej disa ditësh. Ndonëse asnjëri prej personazheve nuk e konfirmoi, as mohoi zyrtarisht raportin e dashurisë, tani jo vetëm që nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por kanë fshirë edhe fotot që kishin bashkë.

Megjithatë, dyshimet pas këtyre shenjave i ka bërë më të qarta mikesha e ngushtë e Benit, Jori Delli, e cila ka shfrytëzuar të dielën për ta kaluar me shoqen e saj, madje edhe duke konfirmuar statusin e saj të ri.

Të dyja bukuroshet kanë ndarë foto e video të ndryshme nga dita në pishina, por edhe kanë konfirmuar lajmin e shumëdiskutuar në rrjet.

“Bën si diva, po ta dini që Beni është beqare”,- dëgjohet të thotë Jori në një video ku Beniada shihet duke u larë në pishinë.

Heshtja e Benit, me sa duket, konfirmoi lajmin e përfolur ditët e fundit. Ç’po ndodh në të vërtetë Beni?