Juventus ka arritur një marrëveshje me UEFA-n për t’u përjashtuar këtë sezon nga të gjitha garat evropiane, kështu që ata nuk do të luajnë në Ligën e Konferencave, dhe kështu nuk do të kenë sanksione nga sezoni 2024-25, sipas Il Corriere dello Sport.
Me këtë masë, Juve heq dorë nga kompeticioni i tretë kontinental, për të cilin u klasifikua, për t’u siguruar që më vonë të mos ketë një sanksion dhe të mos luajë në Champions League, duke parashikuar se do të jenë mes katër më të mirëve në Serie A.
Sanksioni ndaj Juventusit vjen për ‘rastin e fitimeve kapitale’. Drejtuesit e klubeve ndryshuan vlerën reale të futbollistëve të tyre në merkato për të qenë të qëndrueshëm në ekuilibrat e tyre ekonomikë dhe për të mos u ndëshkuar për tejkalimin e “Fair Play Financiar” të famshëm të UEFA-s.