Një modele, e cila fiton 1000 dollarë në ditë si një ‘e dashur profesioniste’ për meshkujt e vetmuar, ka thënë se mund të bëjë këtë punë vetëm për pesë vjet.

Jenna Madison është 30 vjeçe dhe ka vendosur që të bëhet një milionere. Ish-striptistja është e lidhur dhe i dashuri i saj e mbështet për punën në “OnlyFans” për të fituar sa më shumë para.

Madison nisi të punonte si kërcimtare për të ndihmuar familjen e saj kur shtëpia e prindërve u mbyll dhe mamaja humbi punën. Tani që është kthyer në një influencuese, Jenna ka një llogari bankare të mbushur me para. Ajo fiton deri në 25 mijë-40 mijë dollarë në muaj nga puna e saj, mesatarisht 1 mijë dollarë në ditë.

Jenna ka blerë një shtëpi të saj si dhe shpenzon 1.300 dollarë për një trajner personal çdo muaj. Gjithashtu blen gjëra kozmetike, bën botoks dhe produkte për kujdesin e lëkurës.

Ka 3 mijë ‘të dashur’, 30-vjeçarja që fiton 1

“Më pëlqen të jem një e dashur profesioniste”, tha Jenna, e cila ka 172 mijë ndjekës në Instagram.

30-vjeçarja ka treguar se flet me “të dashurit” e saj sikur t’i kishte pranë.

“Si një e dashur e zakonshme, ata do të më dërgojnë mesazhe nëse kanë një ditë të vështirë dhe unë u jap atyre mbështetje emocionale. Ata mund të flasin për punën, miqtë ose familjen, ose ndoshta po kërkojnë një bisedë më sensuale për t’i ndihmuar të çlirojnë stresin. Unë jam gjithmonë pranë tyre kur kanë nevojë për mua. Kur fillova të zhvishesha në moshën 19-vjeçare, ishte sepse kishim shumë probleme me paratë. Shtëpia jonë u bllokua dhe mamaja kishte humbur punën. E mbajta sekret për dy muaj dhe më në fund i thashë për të. Ajo në fakt ishte paksa e lehtësuar në një farë mënyre, sepse e dinte që unë isha në gjendje të mbështesja veten dhe atë për çdo gjë që kishim nevojë. Kur u bëra një modele e “OnlyFans”, isha e shqetësuar se ajo do të zemërohej shumë me mua, por unë jam kaq e bekuar dhe me fat që mamaja është kaq mendjehapur”, ka treguar Jenna.

Ka 3 mijë ‘të dashur’, 30-vjeçarja që fiton 1

Ndërsa për babain ajo ka thënë se nuk flasin për punën që bën, edhe pse dyshon se ai mund t’a ketë kuptuar.

Jenna ka zbuluar se ka 2500-3000 të dashur gjithsej, por pjesën më të madhe të kohës e kalon me shtatë prej tyre çdo ditë, duke i kushtuar një orë secilit mashkull.

Megjithatë, modelja nuk ka vetëm partnerë online; ajo është gjithashtu në një lidhje serioze për gjashtë vjet.

“Kam vënë re se partneri im afatgjatë bëhet pak xheloz ndonjëherë kur më sheh në dhomën e gjumit duke bërë video për fansat e mi dhe duke përmbushur fantazitë e tyre më të mëdha. Por sigurohem që të mos e neglizhoj dhe ta mbaj të kënaqur. Ai është në rregull me gjithçka që bëj, por ne kemi një kufi, unë nuk filmoj asnjë përmbajtje me burra të tjerë”, ka thënë 30-vjeçarja.