Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pasi kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ theu heshtjen zgjedhore. KQZ kërkon që të respektohet heshtja zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit. Sipas KQZ-së sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

REAGIMI:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.

Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit.
Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ.