“Ajo që duhet të na shqetësojë janë standardet në karrierë, standardet në gjykim, standardet në masa siguri, dhe këto të monitorohen, të kontrollohen”. Kështu u shpreh numri dy i socialistëve Damian Gjiknuri nga foltorja e Kuvendit ku sot raportuan për punën e bërë gjatë vitit 2022 drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë së Re.
Sekretari i Përgjithshëm i PS tha se politika duhet të gjejë konsensus për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve që kanë qytetarët. “Patjetër në bashkëpunim me Kuvendin ne duhet të ndryshojmë edhe ligjet nëse ëhstë e nevojshme. Jo nisur thjesht nga interest e një institucioni apo një tjetri. Kjo gjë duhet të na preokupojë dhe kjo gjë nuk bëhet duke akuzuar njëri tjetirn. Ne duhet të jemi në gjendje të gjejmë konsensus për çështjet që shqetësojnë shoqërinë.
Vështirësitë në këtë rrugë nuk duhet të na bëjnë që të fshihemi dhe të kthehemi te e para. Po një gjë duhet t’jua them: Kapitali njerëzor, po nuk zgjodhëm njerëzit më të mirë, qoftë në Shkollën e Magjistraturës, po qoftë në institucionet e drejtësisë, mos prisni të bëjnë cuddira ligjet. Thirrja ime është që ne të kemi mundësi që me rezolutat tona të çojmë gishtin aty ku është shqetësimi. Drejtësi me njerëzit me të mirë, me integritetin më të madh dhe mbi të gjitha me atë që pret shoqëria shqiptare, që njerëziot të trokasin dhe të marrin drejtësi. Njerëzit i terrorizon e përditshmja. Nëse drejtësia nuk do të jepet për çdo qytetar në gjithë Republikën e Shqipërisë për çështje administrative, penale dhe civile, atëherë ne nuk kemi arritur asgjë”, tha Gjiknuri.
Ai u shpreh se me reformën në drejtësi në vitin 2016, politika hoqi dorë nga ndikimi dhe i hapi rrugën një drejtësie të pavarur. “Kemi krijuar një drejtësi që është plotësisht e pavarur, që vetërregullohet, që politika nuk ka asgjë në dorë. Dalin këtu dhe flasin për problemet e drejtësisë a thua se para 7 apo8 vitesh drejtësia këtu ishte perfekte dhe gjithçka shkonte mirë, për të mos harruar që ishte vet një masë e madhe e politikës dhe e qytetarëve shqiptarë që kishin humbur besimin te ajo drejtësi. 7 vite mund të duken shumë, por mund të jenë dhe pak. Kjo aspak s’duhet marrë jashtë kontekstit të progresit që ka Shqipëria. Këtu duhet të jetë konsensusi më I rëndësishëm I politikës, por fatkeqësisht asnjëherë s’do të merret që ka të bëjë me “human capital”. Siç mungon në shumë fusha, patjetër mungon dhe në drejtësi. Ka mungesë të njerëzve dhe kjo ëhstë ë vërteta që të gjtiha këto sjellin patjetër deficenca në ushtrimin e drjetësisë. Ne me reformën e vitit 2016 hoqëm dorë nga çdo lloj competence. Parlamenti shqiptar ka vetëm sensibilitetin, mbikqyrjen parlmentare që nuk është ajo mbikqyrja klasike që ti mundt ë imponohesh për të rregulluar gjëra që nuk shkojnë mirë. Por ka një gjë të rëndësishme, nëse do të gjendet konsensus për gjëra që bien dakord, ne kemi mundësi që të ndryshojmë dhe ligje”, deklaroi Gjiknuri.