Parlamenti serb ka vendosur me shumicë votash që të shkarkojë nga detyra ministrin e Ekonomisë, Radeta Basta.
I vetmi “krim” që kishte bërë Basta, ishte se kishte kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pasi sipas tij vendi po paguante një çmim të lartë, duke mbajtur qëndrim ndryshe nga Perëndimi ndaj Kremlinit.
Serbia është një nga shtetet e pakta në Evropë që ende nuk ka sanksionuar Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Në fund të qershorit, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, i propozoi Parlamentit që të shkarkojë ministrin për shkak të deklaratave të bëra.
Sipas Europa e Lirë, Basta u zgjodh ministër i Ekonomisë si pjesëtar i koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë, lideri i të cilës është ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç. Në këtë koalicion bën pjesë edhe partia Serbia e Bashkuar.
Më 20 qershor, Basta njoftoi se kishte regjistruar lëvizjen Rruga Evropiane dhe tha se shumë shpejt kjo lëvizje do të shndërrohet në parti dhe do të garojë në zgjedhjet në të gjitha nivelet.