Këshilli i Mandateve pritet të nisë mbledhjen pas pak për të marrë vendimin për mandatin e deputetit Arben Ahmetaj.
Në Kuvend kanë mbërritur tashmë kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai.

Po ashtu kanë ardhur dhe avokatët mbrojtës Saimir Visha dhe Enrik Ligori. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi Kuvendit një ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.