Foltorja e Sali Berishës vijon të tregojë dëshpërim edhe në zgjedhjet e përsëritura të Rrogozhinës.
Të gjithë, duke filluar nga Flamur Noka, tek Gaz Bardhi, Bylykbashi, Beloja, Strazimiri e çfarë mban brenda saj Foltorja e Berishës, kanë shkuar e janë instaluar në Rrogozhinë. Aty ku nuk njohin askënd, ku nuk i pret askush, ata kanë shkuar për të ruajtur kutitë e votimit mos jua merr njeri. Qesharake, por e vërtetë.
Dhe akuza e Balliut që “ka synime të grabiten kutitë” është një nga justifikimet me flagrante për deklarata të mëpasshme që do synojnë të minojnë e cënojnë procesin si zakonisht. Në fakt, kutitë u dorëzuan në kohë e sipas çdo standarti.
Pra e gjitha kjo është një situatë absurde ku një parti shkon e gjitha në një qytezë, si mish i huaj duke ushtruar presion, por paradoksalisht ankohen se po u bëhet presion qytetarëve. I tillë është edhe vetë kandidati Hoxha, qe jeton në Tiranë, por e kanë çuar të blejë qytetarët e Rrogozhinës, siç shprehen vetë qytetarët atje.
Pra, disa të huaj shkojnë në një qytet ku si njeh njeri e bëjnë presion politik dhe nga ana tjetër ankohen se rrogozhinasit i bëjnë presion njëri-tjetrit.
Mbetet të presim si do shkojë numërimi, pasi votimi ishte proces shumë normal. Me shumë mundësi, ‘të huajt’ që kanë shkuar më Rrogozhinë do vijojnë avazin e ankësave e bllokimit. Të shohim./Lexo.al