KQZ ka vendosur që zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë të përsëriten më 23 korrik 2023. Në garë do të jenë sërish Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë’.

Ky vendim u dha pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.