Drejtori i CIA-s, William Burns, bëri një udhëtim të fshehtë në Ukrainë në fillim të qershorit. Këtu zyrtarët në Kiev i zbuluan atij një strategji për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia dhe për të hapur negociatat për një armëpushim deri në fund të vitit. Kështu shkruan Washington Post.
Ndërsa 007-at rusë kishin për detyrë të likuidonin liderin Wagner Prigozhin pas kryengritjes së dështuar, pohon kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase Budanov në një intervistë.
“Ne e dimë se FSB-ja është ngarkuar me vrasjen e Prigozhin. A do të mund ta bëjnë? Me kalimin e kohës do të shohim…”.
Ndërkohë, dy persona mbetën të vrarë në një shkëmbim zjarri në aeroportin e Kishinaut , i cili është mbyllur. Autori është një ushtar, i cili mund t’i përkiste brigadës Wagner.