Qindra mijëra turistë të huaj vizitojnë vendin tonë çdo ditë gjatë këtij sezoni, pasi vendosin bregdetin shqiptar në destinacionet e pushimeve të tyre.
2700 turistë nga e gjithë bota mbërrijnë në Sarandë me të famshmen “Explorer of the Seas Cruise”, njofton kryeminsti Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Turistët, shton ai, prezantohen për herë të parë me kartolinën e bregdetit shqiptar që edhe këtë verë po mikpret shifra rekord vizitorësh.