Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, dhe të Luxemburgut, Xavier Bettel.
Duke i uruar mirëseardhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Kryeministri Kurti i falënderoi për vizitën e tyre në Republikën e Kosovës.
Gjatë ditës, Kryeministri Kurti do të presë Kryeministrin Rutte dhe Kryeministrin Bettel për takim në ndërtesën e Qeverisë, pasuar me konferencë të përbashkët për media.
Më përpara ata u pritën edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.