Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në Shkup mbi lajmin se Kryetari i Lëvizjes BESA në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami ka refuzuar ta takojë atë ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri Rama shprehu habinë e tij mbi këtë lajm, pasi siç tha ai, nuk i ka kërkuar asnjë takim Bilal Kasamit.
“Ka refuzuar të takohet me mua? Unë nuk i kam kërkuar takim. Më ka refuzuar paraprakisht duke menduar se unë mund t’i kërkoj takim. Një refuzim preventiv quhet ky”, tha Rama gjatë një konference për shtyp me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski.