Në Serbi vijojnë të shpalosin pankarta kundër shqiptarëve, me UEFA-n që pritet të marrë masa kundër klubit dhe tifozëve të Crvena Zvezda-s. Në miqësoren që serbët fituan 5-0 kundër Fiorentinës në Beograd, tifozët vendas nuk mund të linin pa hapur një pankartë me mbishkrimin: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, shoqëruar me një koreografi ku u shpalos tanku.
Të pagdhendurit e Ballkanit, ultrasit serbë nuk lënë rast pa treguar idetë e tyre nacionaliste të sëmura. Diçka e tillë ndodhi në minutën 12-të dhe në sekondën 44, duke e ndërlidhur me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit u miratua më 10 qershor 1999, pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo rezolutë e përcakton statusin politik të Kosovë si protektorat të OKB-së dhe jep administrimin e Kosovës po kësaj organizate ndërkombëtare. Sipas kësaj rezolute OKB ka përgjegjësin për administratën civile kurse NATO për sigurinë në Kosovë.