Një studim i ri shpjegon arsyet se pse burrat ndihen të brishtë pas ndarjes nga partnerja e tyre, veçanërisht pas një lidhje të fortë romantike që kanë pasur me këtë të fundit.

Studimi thekson se pas intervistave me 47 burra nga Australia dhe Kanadaja, të cilët ishin divorcuar kohët e fundit ku iu kërkua përshkruanin marrëdhënien e tyre, me të mirat dhe të këqijat e saj dhe se si ndiheshin pas ndarjes nga partnerja. Pas pyetësorëve, zbulimi thekson se shumica e burrave shfaqën simptoma të sëmundjes mendore, si ankthi, depresioni, mendimet për vetëvrasje, zemërimi dhe përdorimi i shtuar i substancave ose alkoolit. Të ngjashme ishin rezultatet e një studimi të mëparshëm, i cili kishte treguar se burrat përjetojnë më shumë dhimbje emocionale pas një ndarjeje në krahasim me gratë.

Por elementi më interesant i studimit është analiza e mëtejshme e burimit të këtyre ndjenjave ku burrat pohuan se për të lehtësuar dhimbjet dhe dëshpërimin nga ndarja, rrugëzgjidhjen e gjenin tek pijet alkoolike.

“Ajo që ne zbuluam është se burrat ndihen mjaft të izoluar pas një ndarjeje,” shpjegon udhëheqësi i studimit John Oliffe.

“Sfidat me të cilat përballen mund të lidhen me cektësinë e marrëdhënieve miqësore të meshkujve. Pra, humbja e një partneri është e madhe sepse shpesh, partneri është personi të cilit i besojnë. Dhe kështu kur ky investim emocional humbet, ata mund të mos kenë rrugëdalje tjetër për ato ndjenja.”

Me pak fjalë, meshkujt e kanë gjetur veten në pozicionin e shtypjes së emocioneve dhe të mos shfaqur ndjeshmërinë e tyre as gjatë marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, diçka duket se po ndryshon, pasi shumica e burrave tashmë po kërkojnë ndihmë për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor pas ndarjes, nga zhvillimi personal deri tek shprehja e ndjenjave te miqtë ose tek psikologu.