Partia Socialiste zhvilloi ambientet e selisë së Kuvendit, një mbledhje të grupit parlamentar, e cila me sa duket do të drejtohet për herë të fundit nga Taulant Balla, i cili pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.
Në mbledhjen e grupit do të mungojë kryeministri Rama dhe nga informacionet paraprake kreu i ri i grupit parlamentar të socialistëve, nuk pritet të zgjidhet ditën e sotme.
Dy nga emrat potencialë, sipas burimeve për gazetarin e Report Tv Ermal Qori, të cilët mund të zëvendësojnë Taulant Ballën si drejtues grupi janë Ermonela Felaj dhe deputeti Toni Gogu.