Skulptori i njohur, Agim Rada është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.
Raportohet se Rada ka humbur betejën me një sëmundje në mushkëri. Prej dy ditësh ai ishte shtruar në spital, por nuk mundi të fitonte betejën.
Agim Rada është autor i një sërë veprash publike dhe personazhesh me peshë si ‘Marin Barleti’, ‘Gjergj Elez Alia’, ‘Onufri’ apo ‘Petro Marko’ apo statuja e riprodhuar e Skënderbeut për Bashkinë e Budapestit.