Lajme të mira në shtëpinë e Barcelonës në lidhje me ‘rastin Negreira’. Sipas asaj që raporton gazeta ‘Mundo Deportivo’, UEFA i ka komunikuar klubit katalanas, pjesëmarrjen zyrtare në Champions League për sezonin 2023-24. Barcelona në fakt ka marrë njoftim nga organi më i lartë evropian i futbollit, duke dhënë dritën jeshile pasi kishte analizuar të gjitha dokumentet në lidhje me ‘rastin Negreira’ (dyshimi se Barça kishte korruptuar ish-zv.drejtorin e arbitrave).

Hetuesit e UEFA-s kanë përfunduar punën vlerësuese, duke arritur në përfundimin se Barça i ka të gjitha kredencialet për të luajtur në turneun më prestigjioz të klubeve kontinentale sezonin e ardhshëm. Dy inspektorët e emëruar nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s, Mirjam Koller dhe Jean-Samuel Leuba po hetonin “një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor” nga Barcelona për ‘çështjen Negreira’.

Rezultati ishte negativ, pasi nuk u konstatuan shkelje. Tani Komisioni i Apelit i UEFA-s do të ketë dhjetë ditë kohë për të marrë një vendim përfundimtar. Nëse “ok” i UEFA-s arrin, Barcelona e Xavi do të jetë pjesë e vazos së parë për shortin e fazës së grupeve të Champions League, në shoqërinë e Manchester City, Sevilla, PSG, Napoli, Bayern, Benfica dhe Feyenoord.