Dominik Szoboszlai është blerja e dytë e Liverpool në këtë merkato vere pas Alexis Mac Allister. Për mesfushorin hungarez klubi i madh anglez ka vendosur të paguajë klauzolën që shkon në 70 milionë euro.

Në përfundim të sezonit të kaluar trajneri Jurgen Kloop tha se nuk do kursehen për mesfushën dhe këtë herë kanë investuar në shërbimet e 22-vjeçarit i cili vjen nga Leipzig në Bundesligë dhe që ka firmosur për 5 vite.

“Tre apo katër ditët e fundit ishin shumë të gjata, por më në fund jam këtu dhe i lumtur. Mezi po pres të filloj punën. Liverpool është një klub historic, me lojtarë dhe trajnerë shumë të mirë. Për mua ishte perfekte të transferohem te një klub si ky. Kur mendoj tifozët, stadiumin them se nuk mund të shkonte më mirë,”-ishin fjalët e parë të Szoboszlai si futbollist i Liverpool-it.

Klubi anglez ka shumë besim te mesfushori, aq sa në fanellë do mbaj numrin legjendar të Gerrard, 8.