Mediat ukrainase dhe ruse flasim për shpërthim në urën e Krimesë, ku deri tani raportohet për dy të vdekur. Sipas agjencisë Rbc Ukraine dhe kanalit pro-rus Gray Zone, shpërthimet ndodhën në orën 3:04 dhe 3:20 me orën lokale.

Sulmi në urën e Krimesë u krye duke përdorur drone pa pilot në sipërfaqen e ujit, ka thënë komiteti antiterrorist i Rusisë. Komiteti ka pohuar gjithashtu se incidenti ishte organizuar nga “shërbimet speciale” ukrainase dhe konfirmoi se një hetim penal është nisur për sulmin.

Sakaq autoritete turke shpresojnë se marrëveshja e grurit që skadon sot mund të zgjatet. Këtë e ka bërë të ditur sot nënpresidenti turk Cevdet Yilmaz, shkruan agjencia ruse e lajmeve Tass.

“Ne vazhdojmë përpjekjet për të zgjatur marrëveshjen. Vizita e planifikuar e presidentit rus Putin në Turqi mund të konsiderohet pozitive në këtë kuptim, shpresoj se do të ketë rezultate pozitive,” shtoi ai në një intervistë për kanalin televiziv A-Haber.