Mbappe-Al Khelaifi vijojnë luftën në distancë, mes palëve këtë herë nuk ka paqe, dhe vështirë se mund të ndodhë, çështja është se kur do të ndahen, gjatë kësaj vere apo në fund të sezonit. Historia ka treguar se në fund fitojnë gjithnjë lojtarët, aq më tepër kur bëhet fjalë për lojtarë të kalibrit Mbappe. Bosi i PSG ishte i qartë në deklaratën e tij, nuk ka asnjë shans që sulmuesi të largohet falas, nëse dëshiron të largohet duhet ta bëjë këtë verë, ka 10 ditë kohë për të vendosur.
Problemi është që Al Khelaifi kërkon 200 milionë euro për një lojtar të cilin i përfundon kontrata në 2024, shumë që Real Madrid nuk ka ndërmend ta investojë tani, pse duhet ta bëjë diçka të tillë, kur mund ta marrin falas sezonin e ardhshëm. Al Khelaifi shpreson që ekipe se Liverpool, apo ndonjë ekip tjetër nga Premier League të paguajë për Mbappe pasi nuk dëshirojnë që ylli francez të transferohet në Madrid, dihet që mes dy klubeve ka një marrëdhënie të tensionuar. Në të njëjtën kohë, as Carelo Ancelotti nuk beson se Mbappe do të vijë këtë verë, për këtë arsye po ndërton ekipin pa të në formacion.
Në vitin e tij të fundit në Madrid, Ancelotti pritet të luajë me skemën 4-3-1-2, me Vinicius Jr dhe Rodrygo në sulm, të mbështetur nga Bellingham. Më 10 korrik, PSG nis fazën përgatitore, Luis Enrique shpreson që në këtë aventure të re në Paris të ketë në dispozicion Kylian Mbappe.