Luiz Ejlli përfundoi eksperiencën e tij në “Big Brother VIP 2”, ku edhe fitoi çmimin e madh. Edhe pse shumë i angazhuar me koncerte dhe xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Luizi gjen kohë të jetë pranë fansave të tij edhe përmes rrjeteve sociale.

Por ditën e sotme, teksa ka postuar një foto të tij, këngëtari u ka ndaluar ndjekësve që të komentojnë.

Ndalohen komentet”, shkruan Luizi në foton ku shfaqet i ulur në pragun e një dere dhe e ka shoqëruar me një emoji duke qeshur. Por, ai nuk i ka bllokuar komentet, e aty shkroi edhe Kiara.

”Po tani çfarë dënimi marr?”- shkruan Kiara.

“Je e dënuar të më kesh në krah përjetë”– i thotë Luizi.