Romelu Lukaku provoi të kërkonte falje te Interi, pasi nisi negociatat edhe me Juventusin, por qëndrimi i klubit zikaltër ishte i pandryshuar: tashmë sulmuesi është i padëshiruar.

Kundër rikthimit të belgut në “Meazza” janë edhe futbollistët: duke nisur nga Lautaro Martino.
Sulmuesi argjentinas është më i zhgënjyeri nga sjellja e Lukakut.

Ai dhe disa prej lojtarëve të tjerë, provuan ta kontaktonin në periudhën e diskutimeve me Juventusin, por nuk morën përgjigje.

Tashmë Big Rom është i vetmuar, i braktisur nga të gjithë dhe zgjidhja e vetme duket transferimi në Arabinë Saudite. Aty milionat e kontratës që i ofrojnë mund ta ndihmojnë ti zbusin disi dhimbjen.