“Rusia është aktualisht e brishtë, ushtarakisht dhe politikisht.” Kështu ka deklaruar të mërkurën presidenti francez Emmanuel Macron në një fjalim në samitin e NATO-s në Lituani.
Presidenti francez deklaroi se ka “shenja të ndarjes në Rusi”, duke iu referuar me sa duket rebelimit jetëshkurtër të udhëhequr nga grupi Wagner i Yevgeny Prigozhin.
Macron u zotua se do të “jetë aty” për Ukrainën, edhe nëse lufta do të rezultojë të jetë një “luftë shpërbërjeje”, duke shtuar se mbështetja për Kievin është e qëndrueshme.
Megjithatë, lideri francez tha se aleatët e NATO-s duhet të bëjnë më shumë për Ukrainën, duke shtuar se koha për ta bërë këtë është tani, gjatë kundërofensive ukrainase.