Maratona Ndërkombëtare Enkelana është organizuar për herë të dytë në Pogradec me pjesëmarrjen e garuesve nga 25 vende të ndryshme të botës.

E organizuar në dy disiplina gjysmë maratona 21 km ka nisur nga Lini në drejtim të Pogradecit, ndërsa mini maratona 10 km ka pasur si itinerar Pogradec – Tushemisht Pogradec. Garën prej 10 km për meshkuj e ka fituar shqiptari Muxhahid Myslimi ndërsa në 21 km fitues doli Alevios Panagiotis nga Greqia. Por në këtë event sportiv nuk kanë munguar as pjesëmarrës për të cilët kjo garë shërben si një mundësi për të dhënë mesazhe.

Maratona enkelana u organizua për të dytin vit në Pogradec si një prej eventeve më të rëndësishme sportive që bën bashkë garues të gjinive dhe grupmoshave të ndryshme por edhe promovon turizmin e qytetit liqenor.